Rreth nesh
Një Platformë Për Mirëqënien
Tre orë në jug të Tiranës, nëpërmjet rrugëve gjarpëruese në lartësine e Maleve të Vetëtimës, Moyo ju pret në bregdetin e gurëve të fildishtë të Dhërmiut. Ndërsa valët me shkumë të detit lëkunden dhe përplasen në këmbët tuaja, sytë tuaj zbresin në bregun e Rivierës Shqiptare dhe takojnë Korfuzin. Përtej horizontit Jonik, Italia thërret. Dhe ndërsa imagjinata juaj fillon të shijojë afërsinë e tyre, ju kujtohet se si pushuesit nga e gjithë bota shkojnë masivisht në arkipelagët e Greqisë dhe në atraksionet kulturore të Italisë.
Por papritmas krahët e butë të Moyo-s ju përqafojnë, duke ju ftuar të ktheheni në momentin e tanishëm. Dhe ndërsa ktheheni në të tashmen, ju filloni të shijoni pamjet, tingujt, aromat, shijet dhe ndjesitë e parajsës sonë shqiptare. Nëse do të pranoni plotësisht këtë ftesë, gjatë kohës tuaj me ne, shpirti juaj do të plotësohet dhe do të ushqehet me një bukuri të thellë. Mendimet mbi Greqinë dhe Italinë zhduken dhe menjëherë ju bëheni një me mesazhin e Moyo-s: jeni pikërisht ku duhet të jeni, aty ku toka takon detin, aty ku shpirti takon lumturinë.
Në Rrjedhën e Moyo-s
Konstelacioni i hapësirave magjike të Moyo-s është vendosur në një kodër të pasur me gjelbërim dhe vazhdon drejt përqafimit te butë të detit të kaltër Jon. Stafi dhe vizitorët në Moyo krijojnë një komunitet kërkuesish të shpirtit që shpërfaqin dhe kërkojnë një qasje holistike ndaj mirëqenies. Hapësirat e Moyo-s, të integruara organikisht në një peizazh të egër, janë projektuar rreth përvojave, për të harmonizuar mendjen, trupin dhe shpirtin.
Ejani ne rrjedhën e natyrës, gastronomisë, muzikës, jogës, modës ekologjike dhe më shumë. Ejani ne rrjedhën e Moyo-s, platformës tonë për mirëqenien.
Yoga Shala
Qetësia dhe prania autentike janë shtyllat e kësaj klase. Një moment për tu lidhur me frymën tuaj, duke lejuar mendjen tuaj të ngadalsojë dhe zemrën tuaj të hapet. Ju do të drejtoheni në një udhëtim të brendshëm të vetë-eksplorimit, duke përdorur frymëmarrjen ripërtëritëse, ushtrime të thjeshta dhe një praktikë të thellë meditimi.
Gastronomia
MOYO është restoranti jonë me kuzhinë të hapur dhe hapësira jonë për evente – një përzierje e përvojave kulinarë të nivelit të lartë, miksologjisë dhe muzikës, drejtuar nga kuzhinieri i njohur shqiptar, Juli Zguro. Gjurma e diellit ndjek bregdetin shqiptar nga lindja e diellit deri në shfaqjen e hënës, duke pasqyruar dritën dhe hijen në modele kaleidoskopike mbi materialet natyrale dhe elementet e dekorit tonë. Vizitoret mund të relaksohen në qetësi, të perqafuar nga dielli dhe era, me një gotë verë nga brand-et tona lokale dhe ndërkombëtare ose me një pjatë kreative nga menuja jonë unike, nje shkrirje e kuzhines Mesdhetare dhe Japoneze, si bifteku “kobe” dhe mishra të tjerë “dry-aged”, gaforrja mbretërore dhe fruta deti të peshkuara lokalisht në detin Jon, si dhe opsione vegane, të gjitha plot me shije, të plotësuara nga përbërësit organikë të zones.
Taverna mbart të njëjtin angazhim ndaj kulinarisë dhe mikpritjes, por ofron një hapësirë më të thjeshtë dhe më të qetë, nga e cila shikohet e gjithe pamja e Moyo-s, Plazhit Pepperon dhe horizontit më të largët Jonian. Menuja jonë, e plotesuar me fruta deti të freskëta, pasta, risotto dhe pjata me mish, është e fokusuar rreth picave tona të pjekura në furrat me dru, duke përfshirë të gjitha opsionet plot shije që ju prisni, disa prej të cilave të pasuruara me shpirtin e shijes sonë shqiptare.Ju mund te shijoni hijen dhe ajrin e pastër, i cili rrjedh në brendësine natyrale të Tavernës, ose mund të uleni jashtë në një nga tavolinat e shumta të drurit, për një pasdite te qetë, private mes pemëve të ullinjve dhe rrugëve të gurta që çojnë drejt detit.
Pepperon Beach Club
Kur është koha për det, diell, dhe tinguj, shkoni poshtë për të përjetuar ritmin e plazhit Pepperon, hapësira jonë e hapur, me tenda të ndërtuara mbi gurët e fildishtë që formojnë plazhin tonë të dashur ketu në Rivierën Shqiptare. Ju do të gjeni stafin tonë mikpritës që përgatit kafe të freskët, koktejlet unike, dhe pije të tjera freskuese në barin tonë 360°, nën ritme të thella, shpirtërore që ju çojne në eufori.
Uluni ose relaksohuni në hapësirën tonë të lounge-t, në një nga tavolinat intime të barit ose në një nga shumë ulëset tona të rehatshme, të krijuara me tekstile bohemiane, artizanale, të cilat ndjehen njëkohësisht luksoze dhe si një pjesë e mjedisit natyror. Në sfond, do të gjeni shumë shezlongë të dedikuar për lidhjen tuaj me rërën, detin, diellin, dhe veten, të organizuar në një ansambël perfekt pergjatë bregut si nje gjeometri e shenjtë. Në Pepperon, lëvizni lehtë midis plazhit, barit, dhe lumturisë së një zhytjeje në detin Jon.
Moyo's Garden dhe STORE
Moyo-s Garden është një buqetë me dyqane të ndryshme që festojnë diversitetin, traditën, mirëqenien dhe jetën pranë detit.
Ata ofrojnë një mënyrë të re ndërveprimi me dizenjimin e stilit të jetesës dhe kujdesin ndaj vetes, përmes veshjeve, bizhuterive, produkteve holistike, dekorit të shtëpisë dhe aksesorëve të tjerë të krijuar duke u bazuar në prezence dhe qëllim, nga artizanët vendas, si dhe krijuesit ndërkombetarë.
Muzika
Në Moyo, ne percjellim dashurinë dhe energjinë tonë në eksperiencat muzikore duke mikpritur DJ të mirënjohur dhe të rinj në të dy klubet tona të plazhit, Pepperon dhe Moyo Drymades. Nderkohë që Dhërmiu është shndërruar në një qendrat kryesore ndërkombëtare për jetën e natës në brigjet e plazheve si dhe për festivale muzikore si Ion, Kala, Ajunadeep, dhe Turtle Fest, Moyo dhe plazhet tona luajnë një rol kryesor në magjinë e këtyre përvojave. Ndërsa dielli perëndon dhe fundjava fillon, muzika transformon hapësirat tona të ndriçuara nga hëna dhe qirinjtë, kështu që vizitoret mund të dorëzohen në tinguj dhe lidhje, duke gjetur transendencën përmes lëvizjes.
Shikoni disa nga muzikantët e ftuar më parë
Filozofia jone
Integrimi i Mirëqenies Holistike
Në Moyo, ne nderojmë parimet kryesore të mirëqenies nëpër traditat e lashta dhe konteporane dhe i shprehim ato përmes secilës nga hapësirat dhe përvojat tona unike, duke udhëhequr vizitorët tanë në një udhëtim pastrimi dhe kënaqësie per mendjen, trupin dhe shpirtin. Mjafton vetëm pak kohë e kaluar në rrjedhën e Moyo-s që ju të shihni se si këto koncepte bashkëveprojnë me njera tjetren dhe me ju.
Vizitoret tanë mbërrijnë në Moyo – ku retë zbresin nga qielli nëpër Malet Akrokeraune si mbrojtës të kujdesshëm – gati të shkëputen nga rutina dhe stresi i jetës së përditshme. Ndërkohë që janë këtu ata gjejnë një qasje më të shëndetshme, më të lidhur dhe plotësisht të balancuar.
Ky është misioni ynë i shenjtë – angazhimi dashamirës ndaj ushqimit shpirtëror, qetësisë tuaj, dhe mirëqenies tuaj holistike.
Kështu që, bashkohuni me ne në Moyo. Ne ju presim me shumë kënaqësi në parajsën e Rivierës Shqiptare!