Yoga Shala Logotype V2-ai (2)
Rreth nesh

Në Moyo, ne besojmë se mirëqenia gjendet në balancën: mes lëvizjes dhe qetësisë, indulgjencës dhe përmbajtjes, mendjes dhe trupit. Kur ne lejojmë dhe krijojmë hapësirë për këtë balancë, mirëqenia shfaqet natyralisht. Komuniteti ynë ndërkombëtar i artistëve, mësuesve, muzikantëve, inovatorëve dhe profesionistëve të mikpritjes kurojnë me kujdes përvojat, eventet dhe ritreat-et që ju lejojnë të manifestoni dhe te rilidheni me formën më të lartë të vetes suaj.

Yoga Shala është oazi ynë i yoga-s dhe workshop-eve, i ndërtuar në formën e shkronjës A.

Bërë nga materiale plotësisht natyrale dhe me një perzierje aromash të livandos dhe durit “palo santo”, ajo qëndron në një rrafshnaltë të gjelbër, të rrethuar me pemë, në të cilën nuk mungon asnjëherë pamja e plotë e detit me shkëlqimin e tij vezullues. Mësuesit udhëheqin vizitoret në këtë hapësirë të shenjtë, një vend ku lind dhe zhvillohet frymëmarrja e vetëdijshme, lëvizjet antike dhe një gamë e gjerë praktikash për ndriçimin e shpirtit si leximi i “tarot”, riekuilibrimi i çakrave, dhe ëorkshop-et tantrike që rikthejnë një lidhje me momentin, vetveten, dhe njëri-tjetrin. Me yoga të përditshme në mëngjes dhe vonë në pasdite, mund të filloni ose (dhe!) të përfundoni ditën tuaj me një buzëqeshje të ndjerë dhe te gëzuar në savasana ndërsa dielli që ndricon përmes tapicerisë në hyrje te shala-s ngroh lëkurën tuaj dhe në distancë dëgjohen tingujt e dallgëve të detit . Të gjithë vizitoret që largohen nga shala, largohen në balancë me vibracionet kozmike të një mendjeje, trupi dhe shpirti te lartësuar.

Dhe zakonisht zgjedhin të plotësojnë këtë gjendje me një masazh shërues në spa-n tonë dhe një lëng natyral, freskues ose nje akullore organike, nëse ndjehen indulgjent!

Pepperon Beach Club

Kur është koha për det, diell, dhe tinguj, shkoni poshtë për të përjetuar ritmin e plazhit Pepperon, hapësira jonë e hapur, me tenda të ndërtuara mbi gurët e fildishtë që formojnë plazhin tonë të dashur ketu në Rivierën Shqiptare. Ju do të gjeni stafin tonë mikpritës që përgatit kafe të freskët, koktejlet unike, dhe pije të tjera freskuese në barin tonë 360°, nën ritme të thella, shpirtërore që ju çojne në eufori.

Uluni ose relaksohuni në hapësirën tonë të lounge-t, në një nga tavolinat intime të barit ose në një nga shumë ulëset tona të rehatshme, të krijuara me tekstile bohemiane, artizanale, të cilat ndjehen njëkohësisht luksoze dhe si një pjesë e mjedisit natyror. Në sfond, do të gjeni shumë shezlongë të dedikuar për lidhjen tuaj me rërën, detin, diellin, dhe veten, të organizuar në një ansambël perfekt pergjatë bregut si nje gjeometri e shenjtë. Në Pepperon, lëvizni lehtë midis plazhit, barit, dhe lumturisë së një zhytjeje në detin Jon.

Na kontaktoni

Bëhuni pjesë e listës sonë së emaileve ...